Web Analytics

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Botuar nga: InfoKosova

Murati, ka thënë se fjala korrupsion në raportin e DASH-it për vitin 2023 është përmendur 12 herë, ndërsa në vitin 2019 është përmendur 24 herë.

“Nëse do të duhej ti qaseshim kësaj çështje në mënyrë kuantitative që të mos nxjerrim fjalë jashtë kontekstit mund ta shohim sa herë është përmend fjala korrupsion. Është përmendur 12 herë fjala korrupsion në raportin e DASH-it. Në raportin e vitit 2019 ka qenë 24 herë. Sipas raportit nëse e shikojmë në suaza kuantitative ka përgjysmim së paku të korrupsionit”, ka thënë Murati.

Ai tutje ka shtuar se nëse hyjmë në cilësi dhe analizojmë fjalët dhe fjalitë e shohim se në disa raste hartuesit e raportit kanë rënë pre e dezinformatave.

“Nëse hymë në cilësi dhe shohim se çka shkruan aty, e shohim se edhe vet raportuesi apo kushdo që e ka hartuar raportin, ka ra pre edhe e dezinformatave të mediave të cilat pra edhe janë pjesë e gardës së vjetër dhe disa organizatave të shoqërisë civile të cilat thirren të tilla por në fakt janë zgjatime të gardës së vjetër”, tha Murati. /Telegrafi/

Të FUNDIT