Web Analytics
E premte, 10 Tetor, 2025
16.2 C
Pristina

“Na kanë vra”, dëshmitari tregon bisedën me Naim Murselin pas vrasjes së Liridonës

Po zhvillohet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.

Dëshmitari Valon Lluka ka dhënë detaje për komunikimin e tij me Naim Murselin pas vrasjes së Liridonës.

Ai ka treguar se Naimi e ka thirrur për herë të parë, por ai nuk e ka hapur telefonin.

Më pas, Naimi i ka shkruar dhe e ka telefonuar nga një numër tjetër, duke i dërguar mesazhin:

“Qele, qele, qele.”

Valon Lluka ka reaguar në numrin e dytë dhe i ka thënë:

“jam me mysafir.”

Por Naimi i ka shkruar përsëri:

“Murseli, urgjent. O Valon, NA KANË VRA.”

PROMO

Nga Rubrika