Web Analytics

Ndalohet nga Policia derisa voziste motoçikletën, sulmon fizikisht policin

Botuar nga: InfoKosova

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të sulmit ndaj personit zyrtar në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se të martën, rreth orës 14:40 i dyshuari derisa ishte duke drejtuar motoçikletën është ndaluar nga policia ku gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

“I njëjti duke mos i respektuar urdhrat e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Të FUNDIT