Ndërron jetë në moshë të re sekretari i përgjithshëm i AAK-së!

Ka vdekur në moshë të re Rifat Stojkaj, sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Deçan.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, përmes një postimi në Facebook.

“Sa e randë me u zgju me një lajm të tillë të rëndë. Na tronditi lajmi për ikjen tande të hershme, Rifat. Ngushëllime familjes Stojkaj, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën Rifatin!”, ka shkruar ajo.

Nga Rubrika