Adriano, dikur ylli i futbollit italian dhe idhulli i shumë tifozëve të Interit dhe kombëtares së Brazilit, sot paraqitet në një gjendje që për shumëkënd është e trishtueshme.
Pamjet ku ai shihet i zbathur dhe i ulur në një karrige plastike me një birrë në dorë dhe një cigare, kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke ngjallur shqetësim te ata që dikur e adhuronin për fuqinë dhe stilin e tij në fushë.
Në video, Adriano shfaqet duke buzëqeshur dhe provuar disa hapa kërcimi mbi asfaltin e rrugëve të favelave, vendi ku ai u kthye pas një karriere të pasur, por të shkurtër, në futbollin evropian.
Qëndrimi i tij, megjithëse për disa mund të duket si një shenjë trishtimi, për të tjerë reflekton një lloj qetësie dhe lumturie të gjetur në thjeshtësinë e jetës larg vëmendjes.
Ndonëse për shumëkënd kjo jetë mund të duket “e mjerueshme,” mbase për Adrianon kjo është mënyra e tij për të gjetur paqen dhe lirinë që kërkonte.
Shiko videon: