Web Analytics
E diel, 14 Dhjetor, 2025
-0.9 C
Pristina

Në një bankë në Gjilan deponohen para të falsifikuara në vlerë prej 749 euro

Një zyrtar i bankës ka informuar se nga klient janë deponuar 749 euro, para të falsifikuara.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 10:50, në Gjilan.

Tutje bëhet e ditur se monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës ka informuar se nga klient janë deponuar 749€ para të falsifikuara.

Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Nga Rubrika