Web Analytics

Në postimin e fundit të Armaldos, vëmendjen e mori komenti i Luizit

Botuar nga: InfoKosova

Luiz Ejlli dhe Armaldo Kllogjeri kanë qenë një nga dyshet më simpatike të “Big Brother VIP”, marrëdhënia e të cilëve cilësohej shpesh si dashuri-urrejtje.

Zënkat mes tyre ishin të shumta, ama ata vazhdonin të shpenzonin kohë me njëri tjetrin e madje të bënin batuta.

E mesa duket kështu po vazhdon të jetë edhe pas përfundimit të programit.

Armaldo ka postuar një foto në profilin e tij të Instagram-it, ku ka shkruar: “Fito me elegancë, humb me dinjitet”.

Mirëpo ajo çka mori vëmendjen ishte komenti epik i Luizit i cili i shkroi: “Ose mos luaj fare kur nuk di.’, gjë që shkaktoi të qeshura tek ndjekësit si dhe tek moderatorja Arbana Osmani.

Nga ana tjetër, Armaldo nuk ia kursey një kundërpërgjigje Luizit dhe ja ktheu: “akoma do të marrësh vëmendje edhe jashtë nga unë o burr i dheut?”

Në fakt duket se Luizi i ka marrë ‘likes’ Maestros sepse deri tani komenti i tij ka mbi 12 mijë pëlqime, kurse postimi Armaldos 8 mijë, sikurse kanë vënë re edhe komentuesit në sektorin e komenteve.

Shiko komentet:

Të FUNDIT