Banoren e Big Brother VIP Kosova, Benitën e ka vizituar nëna e saj, ku të dyja janë emocionuar shumë nga ky takim.
Por, ajo ia ka dhënë edhe një mesazh të prerë Benitës, duke i thënë që s’duhet të ketë lidhje me askënd.
“Lidhje me askënd, jashtë po, brenda assesi. Ajo loja që e ke bërë, nuk na ka pëlqyer”, ka thënë ajo.
Për Toneyn ajo u shpreh se është djalë i mirë, por nuk do që vajza e saj të lidhet me të brenda shtëpisë.
“Ai djalë i mirë është. Por, kjo ka hyrë vetë dhe vetë do të dalë”, ka thënë ajo.