Web Analytics

Nga studio e Big Brother, Ledioni bën urimin unik për Kiaren dhe Luizin për lindjen e vajzës

Botuar nga: InfoKosova

Sot, çifti Kiara dhe Luiz përjetuan momentin më të lumtur në jetën e tyre, ardhjen në jetë të vajzës së tyre.

Urime të ngrohta i kanë ardhur nga të gjithë, por një urim i veçantë erdhi nga studioja e ‘BBV3’, ku Ledion Liço ka shprehur gëzimin e tij për këtë lajm të mrekullueshëm.

Në emisionin e sotëm ‘Prime’, Ledioni Liço ka bërë një urim të vecantë për fituesin e ‘BBV2’, Luiz Ejllin dhe bashkëshorten e tij, Kiara Titon, për ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Luna.

“Sot në mesditë ndërkohë, Big Brother dhe familja e ‘BB’ mori nje lajm shumë të gëzuar. Fituesi i edicionit të dytë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë me një bebe që quhet Luna. Që nga studio i urojmë të bëhet e lumtur dhe e dashur për të gjithë si dy prindërit e saj!” – u shpreh moderatori, shfaqur gëzim për këtë moment të jashtëzakonshëm.

Të FUNDIT