Web Analytics

Nga varësja disa mijë euroshe e deri te udhëtimet e luksoze: Çka fituan secili nga finalistët e Big Brother VIP Kosova 2

Botuar nga: InfoKosova

Të premten ka qenë një mbrëmje e zjarrtë fitoreje në spektaklin e shumë shikuar, Big Brother VIP Kosova.

Në fund fitues u zgjodh ish-futbollisti Lumbardh Salihu nga Vitia, i cili siguroi më së shumti vota në televotimin për fituesin, i cili zgjati për një javë të tërë.

Ai mori me vete gjithsej 144 mijë euro nga çmimi maksimal i këtij edicioni që ka qenë plot 200 mijë. Nga 10 mijë euro i janë ndarë tre finalistëve të tjerë, gjersa 26 mijë euro janë humbur nga lojërat që banorët kanë dështuar t’i kryejnë me sukses brenda shtëpisë.

Sido që të jetë, përveç çmimeve monetare, ata morën edhe shumë dhurata të tjera gjatë spektaklit.

Lumbardhit përveç 144 mijë eurove, në fillim të spektaklit iu dha dhuratë një udhëtim në Spanjë, për të ndjekur nga afër një nga ndeshjet e Mallorca FC.

Ndërkohë, transgjinores së shumë përfolur të këtij edicioni, Edona James, e cila përfundoi e katërta në rezultatin final, iu dhurua një udhëtim në Turqi, me mundësi kryerje të ndërhyrjeve estetike në një klinikë të njohur atje.

Blerandos në anën tjetër iu dhurua një mundësi bashkëpunimi me producentin turk, Alper Atakan, për të realizuar një këngë në Stamboll, me producentin që ka realizuar këngë për emra shumë të njohur turq.

E një dhuratë mjaft e madhe iu bë edhe banores Shqipe Hysenaj, e cila e njohur për patriotizmin e saj brenda shtëpisë, mori si dhuratë një varëse me simbol shqiponje.

Varësja në fjalë e cila është gdhendur nga një prej agjendarive më të njohura në Kosovë, ka vlerën e jo më pak se 10 mijë eurove – dhe ajo iu vu në qafë nga vëllai i saj i cili erdhi si surprizë për ta takuar në natën finale.

Siguri të mos përfundonte këtu – të katër banorët fituan së bashku edhe nga një udhëtim çift secili, në destrinacione të ndryshme të greqisë, si: Athinë, Selanik dhe Halkidiki. /Telegrafi/

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT