Web Analytics
E premte, 15 Gusht, 2025
30.3 C
Pristina

Ngjarje tragjike në Pejë, një person me nevoja të veçanta goditet për vdekje nga kamioni!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në qytetin e Pejës, ku një person është goditur për vdekje nga një kamion.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 09:40, kur një kamion ka goditur për vdekje një këmbësor, rreth 60 vjeç, në lagjen Dardania, në rrugën ‘Ardian Krasniqi’. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar për obduksion,” tha ai.

Gashi bëri të ditur se shoferi i kamionit është dorëzuar në polici.

Telegrafi mëson se viktima ishte një person me nevoja të veçanta dhe ishte në karrocë. /Telegrafi/

PROMO

Nga Rubrika