Këngëtari Shpat Kasapi gjatë një interviste të dhënë vite më parë kishte bërë një deklarim skandaloz.
Ai ishte shprehur se në moshën 25-26 vjeçare ka qenë një person i dhunshëm.
I pyetur nga prezantuesja e emisionit ai kishte pranuar se ka qëlluar ish-të dashurën e tij pasi e kishte kuptuar se ajo e tradhtonte.
“Nja dy tri shpulla”, kishte thënë ai duke u zgërdhirë.
Kujtojmë se mbrëmë ajo që nisi si një mbrëmje festive në një aheng familjar në një restaurant në Shkabaj, përfundoi në një incident të dhunshëm, ku u përfshi këngëtari i njohur Shpat Kasapi.
Sipas Sinjalit, Kasapi dhe një familjar i tij, Albin Kasapi, janë sulmuar fizikisht nga tre persona – Feim Kicaj (rreth 62 vjeç), Bledar Kicaj (36) dhe Blerim Kicaj (29). Ngjarja ndodhi në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë dhe zgjoi reagime të shumta në opinionin publik.
Nga përplasja, njëri prej të sulmuarve ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Policia ndërhyri dhe shoqëroi të dyshuarit dhe viktimat në stacionin policor për intervistim.
Me vendim të prokurorit, Feim Kicaj është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Autoritetet kanë hapur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të incidentit.