Një person është dërguar pa shenja jete në orët e pasditës në QKMF-në në Malishevë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Sipas saj, rreth orës 19:35, policia ka pranuar informacion nga QKMF Malishevë se një mashkull i moshës madhore ishte dërguar pa shenja jete.
“Njësitë relevante të Policisë i janë përgjigjur rastit dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit. Është iniciuar rasti ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor”, ka deklaruar ajo.
Rasti po hetohet nga organet kompetente.