Web Analytics

Një muaj paraburgim Tush Frrokut – i dyshuar për vrasjen në Klinë

Botuar nga: InfoKosova

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit Tush Frroku, për vrasjen e A.P., në një lokal në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar Tringa Zhuti, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Frroku dyshohet se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” ,”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Shtrëngimi” dhe “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në qendër të Klinës, ku i dyshuari kishte hyrë dhe kishte gjuajtur disa herë në drejtim të viktimës, duke e lënë të vdekur.

Pas vrasjes Frroku ishte në arrati deri në ditën e djeshme ku edhe u vetëdorëzua në Polici./Telegrafi/

Të FUNDIT