Web Analytics
E premte, 17 Tetor, 2025
13 C
Pristina

“Një person i lënduar” Policia jep detaje për aksidentin mes dy kamionëve në autostradën Prishtinë-Prizren

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:05 në autostradën Prishtinë–Prizren, më saktë në fshatin Novak.

Sipas pamjeve, në aksident janë përfshirë dy kamionë, ku njëri prej tyre shihet se ka dalë nga rruga.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për Insajderin se si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 08:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut (autostradës), njofton se në autostradën për Shqipëri, drejtimi Prishtinë-Prizren (km i 25), ka ndodhur aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

PROMO

Nga Rubrika