Web Analytics
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
9.1 C
Pristina

Njihuni me (ish)- të dashurën super atraktive të Klodianit të BBVK (Foto)

Banori më i ri i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, Klodian Mihaj, ka sjellë menjëherë një dramë të papritur.

Pak para se të shkelte pragun e shtëpisë, ish-konkurrenti i ‘Too Hot To Handle Italia’ publikoi një njoftim të detajuar në rrjetet sociale, duke konfirmuar ndarjen e tij nga partnerja e tij e njohur nga reality show, Michelle.

Klodiani, i cili u bë pjesë e shtëpisë të hënën, kishte publikuar njoftimin për ndarjen vetëm pak orë më parë.

Në mesazhin e tij emocional, ai i drejtohej ndjekësve që vazhdonin të pyesnin për marrëdhënien e tij, duke sqaruar se lidhja me Michelle “është kthyer një kapitull i mbyllur prej kohësh” dhe se “ka kohë që ka përfunduar”.

Ai theksoi se lidhja ishte një “kujtim i bukur” që i përket të kaluarës dhe se tani po nis një rrugëtim të ri, personal dhe profesional.

Ky postim për ndarjen merr një peshë tjetër, duke marrë parasysh se në klipin prezantues të transmetuar gjatë spektaklit të hyrjes, Klodian Mihaj shprehu të kundërtën.

Banori i ri deklaroi para publikut se ai është në një lidhje, duke lënë të kuptohet se statusi i tij sentimental është i zënë.

Kjo kontradiktë mes mesazhit të tij të fundit në Instagram dhe deklaratës së tij në klipin hyrës ka ngritur menjëherë pyetje në publik: A u bë postimi i ndarjes në minutat e fundit për të shmangur temat e vjetra, apo a ishte klipi hyrës regjistruar para se Klodiani të merrte vendimin për ta bërë publike ndarjen?

Pritet që ky sqarim të jetë një temë që do të diskutohet brenda shtëpisë së BBVK, duke shtuar kuriozitetin për atë se si do të vazhdojë Klodiani të flasë për jetën e tij sentimentale tani që ka kthyer faqe. /Prive/

Shiko fotot:

Nga Rubrika