Nora Istrefi ka ndarë me ndjekësit disa pamje nga një ambient me atmosferë romantike, duke tërhequr vëmendje me paraqitjen e saj elegante.
Ndonëse vendi ku ndodhej krijonte përshtypjen e një darke romantike, këngëtarja nuk ishte në shoqëri të një partneri.
Ajo kishte zgjedhur ta kalonte mbrëmjen me shoqet e saj.
E veshur me stil dhe me një paraqitje të kuruar deri në detaj, Nora u shfaq në formë të shkëlqyer.
Fotot e publikuara tregojnë një pamje mbresëlënëse të artistes së njohur./kosovarja
