Mes Blerinës dhe Bujakës janë shënuar tensione të forta gjatë kësaj jave.
Ofendimet kanë qenë të ndërsjellta dhe me tone të forta.
Sipas Bujakës, Blerina kërkon konflikt, për shkak se është në nominim.
Por për fermeren, konfliktet mes tyre kanë qënë që në fillim.
“Nëse do ishte për nominim, unë do kasha patur debate me të gjithë shtëpinë. Me Bujarin kam pasur debate që në datën 1. Ai më ka përmendur profesionin dhe njjerëzit që kam punuar. Për mua, kulmi ka qenë tek Agai kur ka marrë mikrofonin dhe ka lëshuar gazra dhe është e pafalshme. Më vonë më ka ardhur te guzhina, ka tentuar të më intimidonte”, tha Blerina.
“Nëse flasim për edukatë, kur një njeri është sëmurë dhe do të ulet, kjo fillon me tonalitetet e veta. Ato gazrat, unë i kam lëshuar me qëllim sepse kjo nuk ndalonte kur unë isha sëmurë. Njeriu mund të kërkoj falje dhe të kërkojë të diskutojë. Unë kam kërkuar të diskutojmë.
Kjo ka thënë mos ma përmend emrin. Gjëja e dytë i ka dhëmbur loja që kam bërë me Fabjolën. Unë me këtë njeri nuk do kem kontakt as brenda as jashtë”, tha Bujaka.
