“Nuk e mendoj kurrë…”, Brikena Selmani flet për raportin me Mateon pas daljes nga BBV

Brikena Selmani ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, ku rrëfeu më shumë për eksperiencën e saj në “Big Brother” dhe jetën pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Gjatë intervistës, ajo u ndal te eliminimi nga gara, duke pranuar se i ka ardhur keq që e la lojën përpara Rogertit.

“Më ka ardhur keq që kam dalë para Rogertit, sepse kam menduar se e mira në fund fiton. Por kur dola jashtë kuptova se publiku më ka mirëpritur njësoj si të isha finaliste”, u shpreh Brikena, duke shtuar se mbështetja e publikut ka qenë një surprizë shumë e bukur për të.

Ajo komentoi gjithashtu edhe perceptimin që është krijuar për të brenda dhe jashtë reality show-t, duke theksuar se pamja apo mënyra e të veshurit nuk përcaktojnë karakterin e një personi.

“Pavarësisht pamjes dhe veshjes time, kam treguar se jam ky person dhe se veshja nuk e bën njeriun. Nuk ka asgjë të keqe nëse kërcen apo vishesh. Kam dashur të tregoj karakterin tim dhe jo një Brikenë të lazdruar”, tha ajo.

Në vijim të bisedës, Brikena ndau edhe detaje nga jeta sentimentale, duke treguar se marrëdhënia me Mateon po vazhdon edhe jashtë shtëpisë së “Big Brother”.

“Kur vij në Tiranë, jam në prezencë të Mateos. Ndihem shumë mirë me të dhe shpresoj më të mirën, nuk do doja ta mendoja fare ndarjen”, deklaroi ajo.

Në fund të intervistës, Brikena la të kuptohej se mund të ketë zhvillime të reja në karrierën e saj televizive. Ajo zbuloi se pas daljes nga reality show ka marrë disa oferta, pa preferuar të japë më shumë detaje.

Nga Rubrika