E shtunë, 1 Mars, 2025
11.3 C
Pristina

Nuk është Gjesti, ja cila banore po kryeson me ndjekësit e shtuar në Instagram

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar tek “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…

Në vend të pestë këtë herë kemi Gerta Gixharin, e cila ka fituar vetëm 500 ndjekës. Javën e kaluar ajo numëronte 76.3K ndjekës dhe tani ka 76.8K.

Rozana Radi, e cila javën e kaluar mbante fronin e “Social Top 5”, këtë herë ka fituar 1 mijë ndjekës. Nga 427K, tani ka shkuar në 428K.

Gjesti, i cili ka bërë namin në Instagram disa javë më parë, këtë herë ka fituar vetëm 4 mijë ndjekës më shumë. Nga 477K, tani ai ka 481K ndjekës në Instagram.

Me një rritje prej 4.2K, në vendin e dytë renditet Danja. Nga 79K ajo tani numëron 83.2K ndjekës.

Egli Tako mban fronin për këtë javë. Ajo ka fituar plot 7 mijë ndjekës. Nga 180K, tani ka 187K fansa në rrjetin e saj social.

PROMO

Nga Rubrika