Web Analytics

“Nuk i dhe këmbëve por gojës”, Xhuli Nura i kundërpërgjigjet reagimit të Fifit

Botuar nga: InfoKosova

Këngëtarja e njohur, Fifi, pak ditë më parë ka bërë një reagim publik kundrejt modeles Juliana Nura.

Pas eleminimit të Xhulit nga “Dancing With The Stars Albania”, bukuroshja nga Drenica ka pasur akuza të shumta në disa paraqitje televizive dhe tha se mendon që çmimi i parë është i shitur.

Fifi hodhi poshtë akuzat që Juliana ka bërë se ajo dhe të tjerët ishin përgjegjës për eleminimin e saj nga spektakli.

“E dashur Xhuliana Nura nuk te hoqa unë nga ‘DWTS’ e as Arnita, as Atalanta, as Enxhi, as Irgeni, as Eni e as Sardi.

Nga ‘DWTS’ hoqe veten pikërisht se nuk i dhe këmbëve po gojës”, kishte shkruar Fifi.

Së fundmi, Xhuli u kundërpërgjigj reagimeve të Fifit.

“Kam thanë që Fifi mund ta fitoj Dancing with the Stars edhe për një arsye tjetër pasi me Top Channel nuk janë nda mirë në Big Brother VIP 1, mendoj që ky është një plus për Fifin“, tha Xhuli.

Tutje, ajo shtoi se deklartata e saj do t’i sqaroj më vonë me këngëtaren dhe se ia uron fitoren.

“Ajo ka reagu negativ, po kjo sqarohet më vonë.

Raporti jonë është i mirë. Mendoj se akoma e kam shoqe sepse është me plot kuptimin artiste. Shpresoj që Fifi ka me fitu”, tha ajo.

Shiko videon:

Të FUNDIT