Loredana dhe ylli i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, janë gati të tregojnë anën e tyre më personale, duke thyer çdo barrierë me publikun.
Çifti ka publikuar promon e dokumentarit të shumëpritur “Loredana & Karim – Love & Drama”, i cili do të ketë premierën më 4 qershor në Prime Video. Projekti pritet të sjellë një nivel të ri transparence nga të dy, duke premtuar një pasqyrë reale të jetës së tyre përtej kamerave dhe rrjeteve sociale, mes muzikës, futbollit dhe dramave të pashmangshme.
Në videon promovuese, e cila ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, dyshja shfaqet shumë e hapur për marrëdhënien e tyre. Loredana flet pa rezerva për ndjenjat e saj, duke thënë: “Të jesh e dashuruar është ndjenja më e mirë në botë”.
Nga ana tjetër, Adeyemi thekson se dinamika e tyre është ndryshe nga çiftet e tjera.
“Ne nuk jemi njerëz normalë dhe gjithashtu nuk jemi një çift normal”, shprehet futbollisti.
Dokumentari do të përbëhet nga gjashtë episode dhe do të trajtojë sfidat e lidhjes së tyre, presionin e të qenit figura publike, si dhe përballjen me titujt skandalozë mediatikë që kanë shoqëruar rrugëtimin e tyre.
Përtej famës dhe vështirësive, kimia mes tyre dhe sensi i humorit reflektohen edhe në momentet e përditshme. Në një nga skenat më simpatike të promos, artistja e pyet Adeyemin me vetëbesim: “Çfarë thua ti, a mund të bëhem trajnere unë apo jo?”, ndërsa ai i përgjigjet duke qeshur: “Ti? Nuk besoj”.
Fansat tashmë po numërojnë ditët deri në publikimin e dokumentarit, për të zbuluar më shumë nga marrëdhënia që shpesh është mbajtur në një mister intrigues. Tani mbetet të shihet se çfarë fshihet vërtet pas gjithë atyre titujve kur gjithçka të dalë në dritë.
View this post on Instagram