Kanë kaluar vetëm pak ditë nga përfundimi i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, por vëmendja ndaj ish-banorëve vijon të mbetet e lartë në rrjetet sociale dhe media rozë.
Një nga çiftet më të përfolura të këtij sezoni, Mateo Borri dhe Brikena Selmani, duket se po e vazhdojnë marrëdhënien e tyre edhe pas daljes nga shtëpia e famshme.
Dyshja, e cila u afrua gjatë qëndrimit në format, është parë së fundmi duke kaluar kohë së bashku jashtë kamerave, duke konfirmuar në mënyrë indirekte se raporti i tyre nuk ka mbetur vetëm brenda lojës.
Në pamjet që kanë qarkulluar në rrjete sociale, Mateo dhe Brikena shfaqen të qeshur dhe të relaksuar, teksa ndodhen në makinë, duke shijuar momente të qeta në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Kjo dalje e tyre ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët prej kohësh spekulonin për vijimësinë e lidhjes së tyre pas reality show-t.