Web Analytics
E hënë, 20 Tetor, 2025
-0.4 C
Pristina

Numërohen votat e para me postë në Prishtinë, ja kush prin!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet për një nga pesë kutitë e votimit të votave të diasporës për Komunën e Prishtinës.

Nga aq vota sa janë numëruar deri më tash, në kryeqytet po prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, me 88 vota ose 47,31 për qind.

Pas tij është kandidati i LDK’së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, me 57 vota ose 30,65 për qind.

Ndërkaq kandidati i PDK’së për kryetar të kryeqytetit, Uran Ismaili, ka marrë 30 sosh apo 16,13 për qind.

Në balotazh pritet të ballafaqohen Çeku me Ramën.

PROMO

Nga Rubrika