Në spektaklin e sotëm të “BBVK”, situata mes Olta Gixharit dhe Benitës u tensionua ndjeshëm.
Olta iu drejtua hapur Benitës, duke i thënë se ajo nuk ka asnjë interes real për Toneyn.
Sipas Oltës, qëndrimi i Benitës lidhet më shumë me faktin se ajo nuk e pranon humbjen.
“Ti urren të humbasësh djemtë që i ke përreth, ti urren të humbasesh, dhe për këtë arsye po sillesh kështu”, u shpreh Olta, duke e vënë Benitën përballë një akuze të drejtpërdrejtë.
