Eronita, bashkëshortja e këngëtarit Blero, po kalon një periudhë larg Prishtinës.
Ajo ndodhet në Sarajevë, qytetin nga vjen, ku me gjasë po qëndron në prag të lindjes së fëmijës së tyre.
Ndërkohë që është larg bashkëshortit dhe jetës së përditshme në Kosovë, Eronita ka treguar se po ndjen mungesën e shtëpisë së saj në Prishtinë.
Përmes një InstaStory, ajo ka publikuar një pamje të apartamentit dhe ka shkruar:
“Missing my apartment a little extra today”, duke shprehur mallin për ambientin ku ka jetuar së fundmi.
