Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka folur për ish-presidenten Vjosa Osmani dhe misionit të saj në kërkim të një mandate të ri.
Peci tha se do të dëshironte të shihte më shumë mirënjohje ndaj Kosovës për mundësinë që, sipas tij, i është dhënë asaj gjatë rrugëtimit të saj politik.
“Do të doja të kishte më shumë falënderim ndaj Kosovës për mundësinë e dhënë, ndërsa besoj se me angazhimin e saj 20-vjeçar e ka merituar të jetë presidente”, u shpreh Peci.
“Good luck”, ishte shprehja që Peci përdori për Osmanin, që po synon mandatin e dytë si presidente.