Përplasje e fortë mes socialistes Iris Luarasi dhe aktivisteve, të cilat e akuzuan atë për vjedhje në një ambient publik, ka sjellë një reagim të gjerë dhe të ashpër nga kolegët e saj.
Ngjarja ka shkaktuar një valë reagimesh, ku deputetet socialiste kanë kërkuar që të merren masa të menjëhershme për të mbrojtur kolegen e tyre nga sulmet e papranueshme.
Reagimi i influencerës Dea Mishel Hoxha ka shtuar tensionin, pasi ajo ka mbështetur aktivistet, duke theksuar se përplasja me Luarasin nuk është një sulm verbal, por një akt që tregon një problem më të thellë në shoqëri.
“Iris Luarasi o kurvë. Ky është një shembull i dhunës me bazë gjinore, ose ndryshe antifeminizmit. Të sulmosh një grua në moral, në parim, në dinjitet, në diçka shumë personale,” ka thënë ajo, duke e theksuar rëndësinë e mbrojtjes së dinjitetit të grave.
Nëse do të ishe ofenduar në këtë mënyrë si feministe, do të të mbroja dhe unë. Sulmi verbal që ka ndodhur ndaj teje Iris, është i një natyre tërësisht tjetër.
Ato vajza që të quajnë vegël qeverie dhe hajdute, nuk janë antifeministe. Ato janë dy protestuese të pakënaqura nga qeveria ku ti bën pjesë.
Është e turpshme që një njeri të përdorë kauzën e ta shtrembërojë sipas vetes,” ka shtuar Dea Mishel Hoxha në një video-mesazh të shpërndarë në rrjet, duke e bërë të qartë që ky incident është një reflektim i një problemi më të gjerë në shoqëri.
Poshtë postimit të saj, Dea Mishel shkruan se video në fjalë shërben si leksion për feminizmin.
“Pak leksion për feminizmin dhe për sigurinë e vajzave në Shqipëri. Çdo vajze duhet të reagojë për këtë rrembim dhe dhunë që është ushtruar dje nga policia! Është e frikshme! Mos u bëni feministe sa për klikime! Reagoni kur duhet!”, përfundon influencerja, duke apeluar për një angazhim më të thellë në mbrojtje të të drejtave të grave.