Përplasje e ashpër mes Iris Luarasit dhe aktivisteve: Një debat mbi dhunën gjinore

Përplasja e fundit mes deputetes socialiste Iris Luarasi dhe aktivisteve, të cilat e akuzuan atë për korrupsion në një ambient publik, ka shkaktuar një reagim të fortë në shoqërinë shqiptare.

Ngjarja, e cila ndodhi në një aktivitet të hapur, ka nxitur deputetet e partisë së Luarasit të reagojnë ashpër, duke kërkuar masa të menjëhershme për të mbrojtur kolegen e tyre nga këto sulme.

Reagimi më i papritur ka ardhur nga influencerja Dea Mishel Hoxha, e cila ka shprehur mbështetje për aktivistet, duke theksuar se përplasja me Luarasin nuk përbën një sulm verbal të zakonshëm.

“Iris Luarasi o kurvë. Ky është një shembull i dhunës me bazë gjinore, ose ndryshe antifeminizmit. Të sulmosh një grua në moral, në parim, në dinjitet, në diçka shumë personale. Nëse do të ishe ofenduar në këtë mënyrë si feministe, do të të mbroja dhe unë,” ka thënë Hoxha në një video-mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale pas incidentit.

Hoxha ka vazhduar duke shpjeguar se sulmi ndaj Luarasit është i natyrës së ndryshme nga ai që është bërë nga aktivistet. Ajo theksoi se ato vajza janë thjesht dy protestuese të pakënaqura nga qeveria, ku Luarasi është pjesë e saj.

“Është e turpshme që një njeri të përdorë kauzën e feminizmit për të manipuluar situatën sipas interesave të veta,” ka shtuar ajo, duke e quajtur këtë një abuzim të kauzës feministe.

Pas incidentit, Dea Mishel ka postuar një mesazh të rëndësishëm për feminizmin, duke e quajtur situatën një leksion për të gjitha vajzat në Shqipëri.

“Pak leksion për feminizmin dhe për sigurinë e vajzave në Shqipëri. Çdo vajzë duhet të reagojë për këtë rrembim dhe dhunë që është ushtruar dje nga policia! Është e frikshme! Mos u bëni feministe sa për klikime! Reagoni kur duhet!” ka shkruar ajo në postimin e saj.

Nga Rubrika