Plas ‘goditja’ e radhës! Malbora me foto që ‘fundos’ Indrin?

Duket se mbrëmja e sotme e “Ferma VIP” nuk do të mbyllet me përfundime historie dashurie, por ka hapur një “luftë” të re prapaskenash.

Menjëherë pas letrës ku Indri i dha fund lidhjes me Vanesën në transmetim direkt, ka ardhur një reagim i papritur dhe i koduar nga një tjetër ish-konkurrente e spektaklit, Malbora Gurra.

Ka qenë opinionisti Meridian Ramçaj ai që ka trazuar ujërat përmes një postimi në Instagram.

Ai ka etiketuar drejtpërdrejt Malborën duke e pyetur:

“Malbora Gurra, a ke ndonjë të vërtetë për Indrin apo ndonjë foto/video që s’e dimë ne? Se më duket sikur ke materiale rezervë për finale”. Përgjigjja e Malborës nuk ka vonuar, duke rishpërndarë postimin me një shënim që ngre dyshime të forta: “…Arkiv për finale!!”, shoqëruar me pikëçuditëse.

Ky reagim i Malborës vjen ekzaktësisht në momentin kur Indri është në qendër të kritikave pas vendimit për t’u ndarë nga Vanesa përmes një letre.

Deklarata e saj se po ruan materiale (foto ose video) për natën finale ka ndezur rrjetin, duke lënë të kuptohet se rrugëtimi i Indrit në “Ferma VIP” mund të goditet fort nga sekretet që mund të dalin së shpejti në dritë. /PriveLiberta/

Nga Rubrika