Platforma inovative për klubet shqipfolëse: Listub Studio

Një mundësi e re për klubet dhe organizatat shqipfolëse është në dispozicion falas përmes Listub Studio, një platformë e avancuar e zhvilluar nga një kompani kosovare në Gjermani.

Galveo GmbH, një kompani teknologjike me qendër në Köln, e udhëhequr nga Clirim Uskana, ka lançuar Listub Studio si një zgjidhje digjitale për klube sportive, shkolla dhe organizata të tjera. Kjo platformë ofron një qasje të integruar për menaxhimin e aktiviteteve dhe anëtarëve, duke e bërë administrimin më të lehtë dhe më efikas.

Çfarë ofron platforma?
Listub Studio ofron mundësinë për të menaxhuar të gjitha aspektet e një organizate në një vend të vetëm. Kjo përfshin menaxhimin e listës së anëtarëve, ndarjen në grupe, oraret e aktiviteteve dhe dokumentacionin e nevojshëm, duke eliminuar nevojën për përdorimin e formularëve në letër dhe tabelave në Excel.

Administrimi i platformës bëhet nga vetë organizatat, ndërsa anëtarët dhe prindërit kanë qasje falas përmes aplikacionit Listub. Kjo zgjidhje ndihmon në reduktimin e kohës së shpenzuar për regjistrime dhe kontrolle pagesash, duke lejuar që energjia e organizatave të fokusohet në aktivitete më produktive.

Më pak administratë, më shumë kohë për aktivitete
Klubet dhe organizatat, sidomos ato që mbështeten në vullnetarizëm, shpesh përballen me sfida të mëdha në menaxhimin e regjistrimeve dhe pagesave. Listub Studio automatizon këto procese, duke lejuar që organizatat të përqendrohen në misionin e tyre kryesor.

Sponzorim për organizatat në gjuhën shqipe
Për të mbështetur klubet dhe organizatat nga vendet shqipfolëse, Galveo ka iniciuar një program sponsorizimi. Pas aplikimit, organizatat do të zgjidhen dhe aprovohen për të marrë qasje falas në platformë për një vit, me mundësi për vazhdim.

“Qëllimi im është të ofroj mundësi për klubet dhe organizatat shqiptare, jo të fitoj nga to,” shprehet Uskana. “Do të më gëzonte që shqiptarët të ishin ndër të parët që e shfrytëzojnë këtë platformë inovative.”

Lidhjet:
Listub Studio: https://studio.listub.com/al
Aplikimi për Sponzorim: https://studio.listub.com/al/sponsoring
Aplikacioni Listub: https://listub.com/al

Nga Rubrika