Porositi ëmbëlsirën e ditëlindjes – kur pa çfarë kishin shkruar në pjatë nisi të dridhej

Një festë ditëlindjeje në New Jersey përfundoi në një situatë të pakëndshme pasi një gruaje që përdor karrocë invalidësh iu soll një ëmbëlsirë me një mesazh që e tronditi.

Antonia Sinibaldi po festonte 29-vjetorin me miqtë dhe familjen në restorantin Blu on the Hudson.

Kur erdhi ëmbëlsira, në pjatë ishte shkruar:

“Happy Wheelchair Birthday.”

Antonia, e cila përdor karrocë motorike që nga një aksident automobilistik në fëmijëri, tha se trupi i saj filloi të dridhej kur e pa shkrimin.

Pas reagimeve të shumta në internet, restoranti dha një shpjegim.

Sipas menaxhmentit, fjala “wheelchair” ishte vendosur vetëm si shënim i brendshëm për t’i treguar stafit se te cila tavolinë duhej dërguar ëmbëlsira.

Një punonjës tjetër e kishte keqkuptuar shënimin dhe e kishte shkruar fjalën direkt në pjatë.

Restoranti kërkoi falje dhe tha se nuk kishte pasur qëllim për të fyer klienten. Bored Panda

Megjithatë, Antonia tha se shpjegimi nuk e kënaqi dhe theksoi se karroca nuk është identiteti i saj.

Burimi:
Bored Panda – mesazhi në ëmbëlsirën e ditëlindjes

Nga Rubrika