Alexis Hampton kishte imagjinuar prej kohësh tortën e ditëlindjes së saj të 30-të, por vetëm një ditë para festës gjithçka shkoi keq.
Ajo kishte porositur një tortë të kuqe në formë zemre nga Walmart, të cilën planifikonte ta përdorte edhe në një fotosesion të realizuar në shtëpi.
Kur bashkëshorti Luke shkoi për ta marrë, ngjyra e tortës ishte shumë larg asaj që Alexis kishte kërkuar.
Në vend të së kuqes së errët, torta dukej pothuajse portokalli.

Për shkak se nuk kishte më kohë për një porosi tjetër, situata dukej e humbur.
Por Luke i shkroi gruas dhe i tha se do ta bënte vetë tortën.
Problemi ishte se ai nuk kishte pjekur apo dekoruar më parë një tortë të tillë.
Ai mësoi gjithçka brenda pak orësh dhe në fund arriti t’i krijonte gruas tortën që ajo kishte imagjinuar. Videoja e historisë u publikua në TikTok dhe historia u përzgjodh nga PEOPLE si një nga “Real Life Stories” kryesore.
