Pas largimit të parakohshëm nga “Ferma VIP”, Jonida Maliqi duket se nuk ka më asnjë arsye për të qëndruar larg vëmendjes, këtë herë jo për karrierën, por për jetën personale.
Prej javësh, në mediat rozë qarkullonin aludime për një raport të mundshëm mes saj dhe Alessios, ish-pjesëmarrës në Big Brother VIP Albania. Në atë kohë, gjithçka mbetej në kuadrin e thashethemeve, sidomos për faktin se këngëtarja ishte ende pjesë e formatit Ferma VIP dhe larg realitetit jashtë.
Por tani duket se situata ka ndryshuar.
Një video e publikuar së fundmi në rrjet ka “vulosur” atë që prej kohësh përflitej: Jonida Maliqi dhe Alessio shfaqen duke ecur krah njëri-tjetrit në një ambient publik, pa u përpjekur të shmangin vëmendjen.
Nëse më parë dyshja ruhej nga sytë e publikut dhe çdo informacion mbetej në nivel burimesh jozyrtare, tashmë duket se ata nuk e kanë më problem të dalin hapur. Edhe pse ende nuk ka një konfirmim verbal nga ana e tyre, gjuha e trupit dhe fakti që nuk po fshihen më, flasin më shumë se çdo deklaratë.
Ajo që dikur ishte thjesht një zë, sot po merr formë konkrete në publik. Dhe mesa duket, këtë herë, nuk ka më vend për dyshime.