‘Premtim koti’, Xhuli akuzon ‘Big Brother’ se nuk e mbajtën fjalën për reklamën qe i premtuan

Juliana Nura, ish-konkurrente e “BBVK1”, në Një intervistë për “Artistët Shqiptarë” ka treguar sesi ka qenë ajo eksperiencë për të.

Ajo gjithashtu zbulon se ata i kanë premtuar asaj që pas spektaklit do të bëhej imazhi i një kompanie mielli, gjë që nuk u realizua.

Juliana: Mua nuk më janë përgjigjur ashtu siç e kam pritur. Unë e kam marrë hapin e parë dhe ata nuk janë përgjigjur ndaj meje. Unë mendoj që ka qenë thjeshtë një premtim koti, sa për sy e faqe. Ishte finalja e “Big Brother”, ja kanë futur kot dhe nuk u realizua kurrë.

Nuk e kanë marrë seriozisht atë punë, unë për katër muaj që kam ndenjur jam munduar shumë sepse “Big Brother” është biznesi i tyre.

Nuk jemi sqaruar dhe më vjen shumë keq sepse unë e kam dashur atë imazh edhe unë u kam bërë shumë reklamë atyre. Doja ta përfaqësoja shumë mirë kompaninë e miellit.

Shiko videon:

Nga Rubrika