Një video e regjistruar në një pikë të Dunkin’ në New York ka shkaktuar reagime të shumta në internet, pasi një punonjës shihet duke larë këmbët në lavamanin e kuzhinës.
Ngjarja është filmuar në një lokal të vendosur në një traget që operon në Staten Island.
Pamjet u shpërndanë shpejt në rrjetet sociale.
Në video, punonjësi duket duke përdorur një lavaman në zonën ku përgatiten ushqimet dhe pijet.
Pas publikimit të pamjeve, shumë përdorues ngritën pyetje mbi standardet e higjienës dhe sigurinë ushqimore.
Reagimet ishin aq të mëdha sa çështja tërhoqi vëmendjen e Departamentit të Shëndetësisë së New York City.
Autoritetet kanë nisur të shqyrtojnë rastin dhe kushtet në pikën përkatëse.
Historia është bërë virale pikërisht sepse prek një frikë që shumë njerëz kanë: çfarë ndodh realisht prapa banakut të lokaleve ku blejmë ushqim?
Burimi:
VT – Punonjësi i Dunkin’ filmohet duke larë këmbët në lavaman