Sot feston ditëlindjen Eduarti, bashkëshorti i moderatorës së njohur Arbana Osmani.
Me këtë rast, Arbana ka ndarë disa momente të ëmbla pranë tij, duke treguar edhe njëherë dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.
Në urimin emocionues, ajo shkroi: “Gëzuar ditëlindjen qetësia ime pas çdo stuhie. Të duam pafund ”.
Postimi i çiftit mori menjëherë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit, të cilët nuk kursyen urimet për Eduartin.

