Në Kosovë, në kuadër të pakos së rimëkëmbjes ekonomike, një fokus i veçantë po i kushtohet edhe punëtorëve të sektorit privat, të cilët pritet të përfitojnë nga një masë konkrete mbështetëse financiare.
Burime për Gazeta Minuti bëjnë të ditur se punëtorët e sektorit privat do të përfitojnë një shtesë prej 50% të pagës së tyre mujore, si pjesë e ndërhyrjes së shtetit për të lehtësuar barrën ekonomike dhe për të ruajtur fuqinë blerëse.
Sipas këtyre burimeve, kjo pagesë pritet të ekzekutohet gjatë muajit qershor, pasi të përfundojnë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore dhe institucionale për miratimin e pakos.
Kjo masë konsiderohet si një nga ndërhyrjet më të rëndësishme për sektorin privat, i cili shpeshherë ka qenë më pak i përfshirë në skemat direkte të mbështetjes nga shteti.
Përmes kësaj shtese, synohet që të ndihmohen punëtorët në përballimin e rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës.