Reagimi i parë i Mateos mes thashethemeve për ndarje nga Brikena

Mateo dhe Brikena kanë nxitur aludime për një krizë në raportin e tyre, pasi fansat vunë re disa ndryshime në rrjetet sociale.

Dyshja nuk ndiqen më në Instagram dhe kanë larguar postimet e përbashkëta nga profilet e tyre, duke shtuar dyshimet për një ndarje të mundshme.

Ndërkohë, Mateo ka reaguar përmes një postimi nga Elbasani, ku shfaqet pranë disa fëmijëve me mbishkrimin: “Një ditë normale në Elbasan”.

Megjithatë, ndjekësit kanë komentuar faktin se ai ka fshehur dorën e majtë në fotografi, duke ngritur pikëpyetje nëse vazhdon ta mbajë ende unazën simbolike të lidhjes me Brikenën.

Nga Rubrika