E martë, 5 Nëntor, 2024
0.7 C
Pristina

Reagon për herë të parë Gresa pas aksidentit të babait, tregon edhe për gjendjen e tij

Këngëtarja e njohur shqiptare, Gresa Behluli, ka reaguar për herë të parë pas aksidentit të djeshëm të babait të saj, Hajrush Behluli, i cili u godit nga një veturë në qytetin e Prizrenit të premten.

Përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ajo ka shprehur falënderimin dhe emocionin e saj për mbështetjen dhe interesimin e shumtë nga miqtë dhe fansat.

“Përshëndetje për ju miq e dashamirë të shumtë që na keni thirrur, u interesuat, jeni lutur për gjendjen e babit dhe të gjithë ju që na keni vizituar, ju faleminderit nga zemra”, shkroi këngëtarja në postimin e saj.

Gresa ka theksuar se babai i saj është në rrugën e shërimit dhe ka përdorur rastin për të falënderuar stafin mjekësor të spitalit regjional të Prizrenit për angazhimin e tyre.

“Falënderojmë të gjithë stafin mjekësor të spitalit regjional të Prizrenit, mjekët, motrat, që nga porta e deri specialistët që u angazhuan për tejkalimin e kësaj gjendje”, ka shkruar ajo.

Behluli ka përdorur fjalë të ndjera për t’u shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e saj ndaj miqve dhe bashkëshortit të nënës së saj, këngëtares së madhe Shkurte Fejza.

Në përfundim, Gresa ka shprehur shpresën e saj për një rikthim sa më të shpejtë të babait në shtëpi dhe ka përcjellë urime për të gjithë ata që kanë shprehur solidaritet dhe mbështetje në këtë moment të vështirë. “Zoti ju ruajt e ju bekoftë të gjithëve, paçit veç gëzime në jetën tuaj”, ka shtuar këngëtarja e njohur shqiptare në postimin e saj në Facebook. /Telegrafi/

Nga Rubrika