Web Analytics

Rënia e veturës nga rrethrrotullimi në Prishtinë, njëri nga të lënduarit në gjendje të rëndë

Botuar nga: InfoKosova

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po vazhdon trajtimi i tre personave që u lënduan në aksidentin në Lakrishte të Prishtinës, ku vetura ka rënë nga rrethrotullimi.

Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla tha për Telegrafin se njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë.

“Një 20 vjeçar po trajtohet në Emergjencë, gjendja e tij është më e rëndë kurse dy tjerë janë duke u trajtuar në Kirurgji Torakale”, deklaroi Syla.

Ndryshe, tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku në Prishtinë, ku vetura ka rënë nga rrethrotullimi në lagjen Lakrishte.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00.

“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, deklaroi ajo.

Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti. /Telegrafi/

Të FUNDIT