Revolucioni i Karikimit: Geely prezanton sistemin që ngarkon baterinë e makinës elektrike në vetëm 4 minuta e 30 sekonda

Geely Auto Group ka bërë një hap të rëndësishëm në teknologjinë e karikimit të automjeteve elektrike, duke prezantuar një sistem që rrit nivelin e baterisë nga 10 në 70 për qind brenda vetëm katër minutash e 30 sekondash.

Kjo inovacion vjen nga kompania kineze, e cila është gjithashtu pronare e Volvo-s. Geely ka integruar inteligjencën artificiale në procesin e karikimit, duke e bërë atë më efikas dhe të shpejtë.

Testimet e kryera kanë treguar se automjetet e Geely-t arrijnë të kalojnë nga 10 në 70 për qind për një kohë më të shkurtër se rivalët e saj, duke e bërë këtë sistem rreth 30 sekonda më të shpejtë se ai i BYD, që kërkon pesë minuta për të njëjtin nivel karikimi.

Platforma e re e quajtur “Smart Charging” mbështetet në modelin e inteligjencës artificiale Xingrui PowerMind, i zhvilluar në bashkëpunim me StepFun. Kjo teknologji lidh automjetin, baterinë dhe pikën e karikimit për të optimizuar procesin e furnizimit me energji.

Me këtë sistem, procesi i karikimit nuk është thjesht një furnizim energjie, por një adaptim i vazhdueshëm në përputhje me gjendjen e baterisë dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm.

Geely ka implementuar algoritme që parashikojnë rritjen e temperaturës së baterisë, duke e bërë sistemin më të sigurt dhe efikas. Kjo do të thotë se temperatura e baterisë monitorohet dhe rregullohet në mënyrë dinamike, duke parandaluar nxehtësinë e tepërt.

Gjatë testimeve, automjetet Lynk & Co 10 dhe Zeekr 001 kanë arritur të karikohen nga 10 në 97 për qind për më pak se nëntë minuta, duke demonstruar efikasitetin e këtij sistemi të ri.

Geely thekson se qëllimi i këtij sistemi është jo vetëm të reduktojë kohën e karikimit, por edhe të ruajë jetëgjatësinë e baterisë, duke krijuar plane të personalizuara për çdo automjet.

Një tjetër element i rëndësishëm i teknologjisë është “rikthimi me impulse të joneve të litiumit”, që ndihmon në rritjen e jetëgjatësisë së baterisë përmes mikro-impulseve elektrike.

Me konkurrencën në rritje nga prodhuesit e tjerë, si BYD, Geely po përpiqet të pozicionohet si lider në këtë fushë, duke ofruar zgjidhje inovative për karikimin e automjeteve elektrike.

BYD gjithashtu ka njoftuar planet për të vendosur 300 karikues ultra të shpejtë në Mbretërinë e Bashkuar, duke e bërë këtë një garë të fortë për teknologjinë e karikimit të shpejtë.

Me zhvillimet e fundit, koha e karikimit po bëhet një nga faktorët kryesorë të konkurrencës midis prodhuesve të automjeteve elektrike.

Nga Rubrika