Paul Pogba ka një mesazh të fuqishëm për mbështetësit e tij dhe për futbollin, teksa po numëron ditët deri në rikthimin e tij në fushë pas dënimit për doping.
Fituesi i Kupës së Botës, i njohur për talentin e tij të jashtëzakonshëm, ka qëndruar jashtë fushave që nga shtatori i vitit 2023. Në fillim, ai ishte dënuar me katër vjet pezullim nga të gjitha aktivitetet e futbollit, por ky dënim u reduktua në vetëm 18 muaj nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), duke i dhënë shpresë për një rikthim më të shpejtë.
Pogba, i cili tani është 31 vjeç, pritet të rikthehet në garë në mars të vitit të ardhshëm, megjithatë ai është duke u përgatitur për rikthimin në stërvitje dhe ka ndarë emocionet e tij me tifozët në rrjetet sociale. “Më mungon shumë. Po bëhem gati që të rikthehem, ju premtoj”, ka shkruar ai në një postim.
Mbetet të shihet se kur dhe me kë do të jetë paraqitja e ardhshme e Pogbas pas rikthimit të tij. Ai është nën kontratë me gjigantin italian Juventus deri në vitin 2026, por zërat për një mundësi shkëputjeje po përfliten. Kjo do ta lejojë ish-reprezentuesin francez që të transferohet si lojtar i lirë, duke i hapur mundësi të reja në karrierën e tij. Rekthimi i Pogba pritet me padurim nga tifozët dhe ekspertët e futbollit, të cilët shpresojnë se ai do të kthehet më i fortë se kurrë.