Robert Berisha zbulon shkakun e zënkës me Tunën: I fliste keq nënës time, ndërkohë…

Nëna e këngëtarit të njohur shqiptar, Robert Berishës, ka ndërruar jetë disa vite më parë nga kanceri.

Në një intervistë të fundit në ‘Klan Kosova’, ai ka treguar se e kishte pikë të dobët.

Mirëpo, teksa ka folur për këtë pjesë, artisti tregoi se ish-partnerja e vëllait të tij, Patrisit, Tuna Sejdiu, nuk e ka trajtuar mirë nënën e tij, edhe në periudhën e kimioterapisë.

Rrëfimi i Robertit:“Ndoshta me vëlla është më lehtë mu idhnu, por me prind s’mundesh.

Patrisi mu më sheh si babë, e se besoj që mu kanë idhnu ndonjëherë.

Kur kam fol diçka, ai e ka ditë që është për të mirën e tij.

Edhe në këtë rast e ka ditë që unë e kam pikë të dobët mamin, edhe unë jam pika e dobët e saj.

Aty ka ndodh një mosmarrëveshje, siç janë nuset.

Bo çka dush me burrë tëndin në shtëpi tënden, por në shtëpi timen me nënën time, nuk e shof kush është.

Në raport me nënën time me u sjell keq, me kancer, me krejt ato kimioterapia që i ka pas, me ma mërzit dikush nuk ia vlen.Me një mesazh u krye ai muhabet”.

Nga Rubrika