Web Analytics

Ronaldo humbi ndeshjen, ndjekësit kritikojnë ashpër gruan e tij për postimin në “Instagram”

Franca siguroi vendin e saj në gjysmëfinale të Euro 2024 të premten, më 5 korrik, pasi mundi Portugalinë me penallti.

Partnerja e Ronaldos, ishte në tribunë në stadiumin Volkspark të Hamburgut dhe nuk donte të humbiste asnjë nga ndeshjet e luajtura nga kombëtarja portugeze gjatë turneut.

Mirëpo pas humbjes së Portugalisë ajo bëri një postim në rrjete sociale ku përbri shkruante disa fjalë inkurajuese.

“Sa emocione të bukura kemi përjetuar në këtë Europian. Faleminderit përgjithmonë Portugali”, ka shkruar modelja në llogarinë e saj zyrtare në “Instagram”.

Mirëpo mesa duket ky postim nuk është pritur mirë prej disa ndjekësve të saj.

“Ai humbi dhe ti po poston???” , “Ronaldo është i trishtuar dhe ti poston?”, ose: “Pa ofendim, por më falni, si mund të postoni diçka ndërsa ai humbi ?” janë disa nga komentet që mund të lexohen në postim.

Nga rubrika