Hyrja e Dolces në shtëpinë e “Grande Fratello” ka ngjallur kureshtje të madhe në Itali, duke bërë që mediat atje të gërmojnë menjëherë në të shkuarën e saj.
Ndërsa publiku italian dhe ai shqiptar janë mësuar ta shohin me look-un e saj karakteristik biond dhe me flokë të shkurtra, e kaluara e saj fsheh një pamje krejtësisht tjetër.
Mediat italiane kanë publikuar së fundmi disa foto të vjetra të banores, ku ajo shfaqet pothuajse e panjohur me flokë të gjata dhe të zeza.
Në këto imazhe, Dolce shihet në stile të ndryshme, herë me një bluzë me kuadrate e herë me veshje më klasike, duke dëshmuar transformimin drastik që ka pësuar ndër vite.
Këto imazhe kanë bërë xhiron e rrjetit, duke shtuar edhe më shumë vëmendjen ndaj banores shqiptare, e cila tashmë po komentohet jo vetëm për lojën, por edhe për ndryshimet e saj estetike.
Shiko fotot:

