Samsung i kthen përgjigje Dua Lipës, pas padisë së ngritur nga këngëtarja!

Ylli botëror me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër kompanisë Samsung Electronics.

Këngëtarja pretendon se imazhi i saj është përdorur pa leje në paketimet e televizorëve të kompanisë, duke shkelur të drejtat e autorit dhe ato të publicitetit.

Samsung ka mohuar zyrtarisht akuzat për përdorim të qëllimshëm të imazhit. Sipas kompanisë, fotografia u shfaq në kutitë e produkteve vetëm pasi një partner i jashtëm (kontribues përmbajtjeje) i kishte siguruar ata se të gjitha të drejtat dhe miratimet e nevojshme ishin siguruar paraprakisht, përfshirë përdorimin për qëllime tregtare në paketime.

Në një deklaratë zyrtare, Samsung u shpreh: “Imazhi u përdor vetëm pas marrjes së sigurimit të qartë nga partneri i përmbajtjes se leja ishte marrë. Duke u nisur nga kjo garanci, ne mohojmë çdo akuzë për keqpërdorim të qëllimshëm.”

Nga ana tjetër, ekipi ligjor i Dua Lipës pretendon se imazhi i saj vazhdoi të shfaqej në kutitë e televizorëve për muaj të tërë, madje edhe pasi kompanisë i ishin dërguar paralajmërime zyrtare për ndërprerjen e menjëhershme të përdorimit (letrat cease-and-desist).

Kjo vonesë në reagim përbën bazën kryesore të akuzës për shkelje të qëllimshme të të drejtave të imazhit.

Nga Rubrika