Santiana, ish-konkurrente e ‘BBVK’, foli lidhur me eksperiencën e saj brenda formatit dhe për fituesin e edicionit Lumbardh Saliu.
Ajo u eliminua prej garës vetëm një javë para se të zhvillohej finalja.
Për të çmimi i madh që fitoi Lumbardhi nuk ka qenë i merituar ku shton:
“S’mund të them që e ka fituar me meritë, sepse unë me Lumbardhin kam pasur shumë debate, edhe shpesh nëpër debate e kam demoluar Lumbardhin unë, e din ai vet”, u shpreh Santiana.
Megjithatë, ajo shtoi një vlerësim pozitiv për karakterin e tij: “Por nuk është djalë i keq, është shumë djalë i mirë”.