Web Analytics

Sara bëhet me punë të re? Ja ku do ta shihni!

Sara Gjordeni, e njohur për pjesëmarrjen e saj në reality show-in “Big Brother VIP”, duket se është në prag të fillimit të një sfide të re televizive.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka nxitur spekulimet duke shkruar: “Jeni gati të shihni gocën gjithë sezonin në ekran ju apo jo ore??”.

Kjo deklaratë e bërë nga Sara ka shkaktuar shumë diskutime rreth planit të saj të ardhshëm në mediat vizive.

Sara, e cila është në pritje të fëmijës së parë me partnerin e saj, këngëtarin Bardhi Idrizi, është e njohur për lidhjen e tyre që nisi në ambientet e “Big Brother VIP” dhe vazhdoi me një lidhje më të thellë që i çoi deri në fejesë.

Ndërsa fansat presin me padurim për zbulimet e ardhshme të Saras në ekran, ende nuk ka një konfirmim zyrtar për projektin e saj të ardhshëm.

Megjithatë, qëndrimi i saj kuptohet si një provokim i qartë për të nxitur interesin e publikut për aventurën e saj të ardhshme në botën e mediave.

Shiko foton:

Nga rubrika