E premte, 15 Nëntor, 2024
1.8 C
Pristina

Sara Hoxha i ‘hakmerret’ Ledrit një ditë pasi ai u shpreh se nuk i vjen keq për ndarjen

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Edhe pse prej kohësh të ndarë, edhe pse Ledri i hoqi fotot nga rrjetet e tij sociale dhe këngën ku në videoklip ishte me Sarën, apo qarkulluan në rrjet edhe foto të tij me të dashurën e re, Sara Hoxha kishte vendosur që fotot me të në Instagram mos t’i hiqte, siç ndodh zakonshëm.

Por pas intervistës së dhënë nga Ledri në “Mirëmbrëma yje”, Sara ka vendosur që të gjitha fotot me Ledrin mos të jenë më në profilin e saj, pasi Ledri zbuloi shumë gjëra për marrëdhënien e tyre.

Gjatë bisedës, Ledri u kthye pas në kohë dhe kujtoi edhe ardhjen në jetë të Poit, duke zbuluar se shtatzënia ka ardhur në një moment që ata i kishin dhënë fund lidhjes së tyre prej 3 javësh.

Ledri tha se edhe pse ka patur dëshirë të ketë fëmijë, pasi në familjen e tij ai është djalë i vetëm, në ato momente nuk e ka pritur.

Reperi kujtoi se ka qenë periudhë pandemie, kur Sara e ka marrë në telefon dhe i ka treguar se do të bëhej baba, dhe pyetja e tij e parë ka qenë se nëse ajo do që ta mbajë atë fëmijë.

Nga Rubrika